Shqipëria
Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar
Lumi Vjosa në jug të Shqipërisë është shpallur sot Park Kombëtar, me vendim të Këshillit të Ministrave.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në komunikimin me gazetarët për vendimet e qeverisë ditën e sotme.
“Kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë nga ajo që kishte një vit më parë, thjesht Park Natyror”, u shpreh Kumbaro.
“Bashkë me 3 degë të tjera të Lumit Vjosë, më konkretisht lumi Drino, lumi Bënç dhe Shushica bëjnë atë që quhet sot Parku i parë në Evropë i një lumi të egër. Një punë shumë e gjatë që kurorëzohet sot me këtë akt ligjor”, tha ministrja.
Ministrja bëri po ashtu të ditur se sipërfaqja e mbrojtur është shtrirë tashmë në mbi 12,727 ha, e gjithë sipërfaqja ujore dhe bregore e lumit bashkë me sipërfaqe të tjera tokësore.
Për shumë vjet me radhë shoqata të ndryshme mjedisore, jo vetëm vendase, kanë ngritur zërin për mbrojtjen e Vjosës. Përgjatë rrjedhës së lumit ishte parashikuar ndërtimi i disa dhjetëra hidrocentraleve, të cilat nuk do mund të realizohen me përfshirjen e Vjosës në kategorinë e një Parku Kombëtar./tch
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare











