Bota
Lumturia ul rrezikun nga sulmi në zemër
Një studim i fundit, i botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, tregoi se mirëqenia ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
Nëse njerëzit ndihen të lumtur apo edhe të kënaqur me jetën e tyre, kjo vetëm ndihmon shëndetin mendor, por mund edhe të reduktojë rrezikun e atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale.
Një studim i fundit, i botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, tregoi se mirëqenia ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
“Gjetjet tona mbështesin një qasje ndaj kujdesit shëndetësor, ku rritja e mirëqenies mendore dhe emocionale të një individi konsiderohet si pjesë integrale e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale,” pohoi autori kryesor i studimit Dr. Wen Sun, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Hulumtimi i drejtuar prej tij analizoi të dhënat e mbi 120 mijë pjesëmarrësve. Rezultatet treguan se personat me nivele më të larta të mirëqenies emocionale kishin një rrezik 44% më të ulët për arterie të bllokuara, 45% më të ulët për hemorragji cerebrale dhe 56% më pak për infarkt.
Studiuesit thonë se njerëzit që ndiheshin më të kënaqur me jetën, niveli i inflamacionit në trup ishte më i vogël. Ata rekomanduan përfshirjen e aktiviteteve fizike dhe menaxhimin e stresit në kujdesin shëndetësor të përditshëm.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














