CH-Ballkani
Lunacek promovon librin e saj për Kosovën
Në këtë promovim rreth librit do të flasin personalitete të shquara si Wolfgang Petritsch, i dërguar i posaçëm i BE-së për Kosovën 1998-1999 dhe Vedran Dzihic, politikolog dhe ekspert u Ballkanit nga Universiteti i Vjenës
Sonte, më 14 shkurt, në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, politikania austriake Ulrike Lunacek bën promovimin e librit të saj kushtuar Kosovës “Frieden bauen, heisst weit bauen” – Von Brüssel ins Amselfeld und retour. Kosovos Weg in die EU und mein Beitrag dazu” (“Të ndërtosh paqen do të thotë të ndërtosh shumë”, me moton: Nga Brukseli deri në Fushën e mëllenjave dhe mbrapa – Rruga e Kosovës për në BE dhe kontributi im në këtë drejtim), shkruan albinfo.ch.
Në këtë promovim rreth librit do të flasin personalitete të shquara si Wolfgang Petritsch, i dërguar i posaçëm i BE-së për Kosovën 1998-1999 dhe Vedran Dzihic, politikolog dhe ekspert u Ballkanit nga Universiteti i Vjenës.
Lunacek njihet si mike e dëshmuar e Kosovës. Ajo ka qenë për disa vite me radhë raportuese për Kosovën në Parlamentin e Evropës dhe njëherësh nënkryetare e Parlamentit të Evropës.
Po ashtu ajo ka qenë kryetare e Partisë së Gjelbër të Austrisë në krye të listës së kandidatëve të partisë së saj në zgjedhjet parlanmentare të vitit të kaluar. Pas humbjes në zgjedhjet e përmendura ajo ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozicionet politike. Por, siç e thotë në një deklaratë të publikuar sot në shtypi austriak, ajo vazhdon të jetë njeri politik, shkruan albinfo.ch. Në këtë kuptim Lunacek ka bërë një reagim ndaj deklaratës së nënkancelarit austriak Strache i cili kishte thënë se Kosova është pjesë e Serbisë.
Lunacek ka kërkuar reagim më të vendosur të kancelarit austriak, Sebastian Kurz ndaj deklaratës së ndihmësit të tij. Ajo ka thënë se heshtja e kancelarit rreth veprimeve të krerëve të partisë që e ka në koalicion (FPÖ) është e pakuptueshme. Strache me deklarimin e tij jo vetëm që e dezavuon politikën e jashtme austriake për Ballkanin por rrezikon edhe ushtarët austriakë që shërbejnë në Ballkan, gjegjësisht në Kosovë dhe në Bosnjë, ka theksuar Lunacek.
Promovimi fillon nga ora 18:30
Adresaa: Haus der Europäischen Union (Wipplingerstrasse 35, 1010 Wien).
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? Gjithnjë e më shumë punëdhënës zviceranë po kërkojnë një certifikatë mjekësore që nga dita e parë... -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim










