Kosova
LVV-ja nuk ndryshon qëndrim për demarkacionin
Kurti deklaroi se demarkacioni po cilësohet si çmim për liberalizimin e vizave, por sipas tij, ka shumë procedura të brendshme për liberalizimin e vizave
Lëvizja Vetëvendosje është e palëkundur në qëndrimin e saj kundër ratifikimit të marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Kreu i LVV-së, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se marrëveshja e fundit e presidentëve është mashtrim.
Kurti deklaroi se demarkacioni po cilësohet si çmim për liberalizimin e vizave, por sipas tij, ka shumë procedura të brendshme për liberalizimin e vizave.
Sipas tij, ngutia e Thaçit dhe Haradinajt për ta ratifikuar marrëveshjen është për shpëtimin e karrigeve të tyre, e jo për qytetarët dhe liberalizimin e vizave.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, theksoi se marrëveshja Thaçi-Vujanoviq nuk ka asnjë obligim për Malin e Zi, pos asaj marrëveshjeje që ajo e ka miratuar në Kuvend.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard Trafiku i kthimit drejt veriut çon në një bllokim të gjatë trafiku përpara portalit jugor të... -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër













