Lajme
Macron në listën e zyrtarëve të përgjuar nga programi ‘Pegasus’
Aktivistë, gazetarë dhe politikanë janë mes personave që dyshohet se janë shënjestruar nga një program spiunazhi i prodhuar nga një firmë private izraelite
Në listë janë numrat e telefonit të 50 mijë personave që besohet se janë bërë objektiv i kompanisë NSO Group, që prej vitit 2016.
Software-i i programit, i quajtur “Pegasus” infekton ‘iPhone-t’ dhe pajisjet Android, duke u mundësuar operatorëve të nxjerrin mesazhe, foto, email-e, të regjistrojnë telefonata, si dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofonat dhe kamerat, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Nga ana e tij, grupi NSO mohon çdo akuzë. Ai thotë se programi i tij përdoret për të gjurmuar kriminelët dhe terroristët dhe është në dispozicion vetëm të ushtrisë, policisë dhe agjencive të inteligjencës të vendeve ku respektohen të drejtat e njeriut.
Presidenti francez, Emmanuel Macron është një nga liderët e shumtë botërorë që janë bërë objekt i sulmeve kibernetike në telefonat e tyre përmes programeve të spiunazhit.
Gazeta franceze “Le Monde” raportoi së fundmi se shërbimet marokene të inteligjencës kishin identifikuar një telefon që Macron e përdorte që prej vitit 2017.
Nga ana e saj, qeveria e Marokut ka mohuar që të ketë qenë kliente e kompanisë prodhuese të programit “Pegasus”.
Të jesh në listën e 50 mijë personave nuk do të thotë se programi është përdorur, por do të thotë se një person është shënjestër potenciale.
Sidoqoftë, ende nuk është e qartë nëse software-i ishte instaluar në telefonin e presidentit francez. Në listë ndodhen emrat e 600 zyrtarëve qeveritarë dhe politikanëve nga 34 vende të botës.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











