Lajme
Macron: Ukrainasit dhe rusët janë vëllezër, reagon ashpër Ukraina
Ukraina i ka reaguar Macronit duke e quajtur komentin e tij zhgënjyes
Një koment i presidentit francez, Emmanuel Macron, se rusët dhe ukrainasit janë vëllezër, nuk është pritur mirë në Ukrainë, teksa vendi prej 24 shkurtit po përballet me agresionin ushtarak të Vladimir Putinit. Macron e përdori shprehjen për të shpjeguar pse ai mendonte se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk ishin gjenocid, shkruan Sky News.
Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës e ka dënuar këtë, duke i quajtur komentet “zhgënjyes”.
Zëdhënësi Oleg Nikolenko tha: “Ukraina dhe Rusia janë historikisht afër për arsye objektive, por miti i dy kombeve vëllazërore të Rusisë dhe Ukrainës filloi të shembet pas pushtimit të Krimesë dhe agresionit në Donbas më 2014. Ky mit u shkatërrua përfundimisht kur raketat e para ruse fluturuan në qytetet e Ukrainës në shkurt.”
“Vëllezërit nuk vrasin fëmijë, qëllojnë civilë apo shkatërrojnë shtëpitë e vëllezërve të tyre”, shtoi ai
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht Në Zvicër, demokracia funksionon më drejtpërdrejt se në çdo vend tjetër. Jo vetëm që ka zgjedhje... -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar










