Kosova
Majko dhe Gashi: “albinfo.ch, një platformë model për informimin e diasporës”
Ministri Gashi: “Po të kishim një projekt si albinfo.ch në secilin vend ku kemi bashkatdhetarë, do të ishte një pasuri e madhe dhe me siguri që disa procese do të ishin shumë më efektiv dhe shumë më përpara"
Dy ministrat e diasporës, Dardan Gashi i Kosovës dhe Pandeli Majko i Shqipërisë kanë zhvilluar sot një vizitë në selinë e platformës së albinfo.ch në Lozanë.
Gjatë kësaj vizite, në prezencën e autoriteteve kantonale zvicerane, bordit të kësaj platforme, përfaqësueseve të shoqatave të studentëve dhe bizneseve të Lozanës, Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi ka vlerësuar lart punën e albinfo.ch, duke shprehur përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm mes tyre dhe Ministrisë që ai drejton.

Drejtori i platformës, dr. Bashkim Iseni në një fjalë hyrëse ka bërë prezantimin e platformës albinfo.ch., e cila funksionon në tri gjuhë, merret me informimin e komunitetit sheiptar në Zvicër dhe me lidhjet në mes të këtij komuniteti, vendeve të prejardhjes dhe shtetit e shoqërisë së Zvicrës.
“albinfo.ch ka pritur deri tash disa ministrat e diasporës të Kosovës ndërsa është hera e parë që po pret edhe ministrin e diasporës të Shqipërisë, Majkon, krahas atij aktual të Kosovës”, ka thënë Iseni, duke u uruar mirëseardhje dy ministrave.
“Ne kemi mbledhur në kontinuitet materiale për tregime të suksesit në diasporë, të cilat i kemi pasqyruar në një dokumentar. Sikurse e dini ne projektet tona i realizojmë në partneritet me autoritetet zvicerane, disa nga të cilët janë edhe prezent, dhe me ndihmën e të cilëve do të realizojmë projektin e ardhshëm të quajtur Kosova – vend i potencialit”, tha Iseni, duke shtuar se albinfo.ch ka për qëllim të zgjerohet nga Zvicra edhe në Bashkimin Evropian.

Një fjalë rasti e ka prezantuar Leonard Bender, nënkryetar i platformës albinfo.ch. Ai ka vënë në pah fillimisht ngjashmëritë mes kantonit të tij të prejardhjes, Valisit dhe Kosovës, duke përmendur vetitë si krenaria, pejzazhi etj.
Ai pastaj ka folur për federalizmin zviceran si përparësi për funksionimin e shtetit dhe shoqërisë. Ndërkaq duke folur për albinfo.ch, Bender ka thënë po ashtu se dallimet partiake në kreun e saj nuk e pengojnë punën, duke iu referuar përkatësisisë kryetarit të albinfo.ch Andi Gross në Partinë Socialdemokrate (e majtë) dhe të tij, në FDP (parti e 6bdjathtë).
Ndërsa ministri Majko e ka plotësuar nikoqirin duke thënë se ai është i majtë ndërsa homologu i tij, Gashi i djathtë, “por na bashkon shumëçka”.


Nga ana tjetër ministri Gashi duke shprehur mirënjohjen për punën e platformës albinfo.ch ka thënë: “Po të kishim një projekt si albinfo.ch në secilin vend ku kemi bashkatdhetarë, do të ishte një pasuri e madhe dhe me siguri që disa procese do të ishin shumë më efektiv dhe shumë më përpara. Ne edhe në të kaluarën kemi bashkëpunuar dhe e kemi ndihmuar këtë projekt, dhe këtë do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen. Një mbështetje e tillë besoj se do të vijë edhe nga Ministri Pandeli Majko po ashtu”, tha ministri Gashi.
Dy ministrat gjatë ditës takuan edhe shoqatën ISEAL (Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare), që ka për qëllim zhvillimin dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet Zvicrës dhe shqiptarëve, ndihmën për integrimin e shqiptarëve në Zvicër, dhe me të cilët u diskutua në veçanti për projektet e shkëmbimeve profesionale dhe mësimin plotësues të gjuhës shqipe.

Në këtë vizitë, ku mësimi i gjuhës shqipe në Zvicër është një çështje e cila diskutohet në pothuajse të gjitha takimet me bashkatdhetarë, Qendra Kulturore e Kosovës në Cyrih, organizoi takimin me Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Zvicër me të cilët u ndanë shqetësimet dhe sfidat e këtij procesi, si dhe fazat e implementimit të marrëveshjeve ndërshtetërore me Republikën e Shqipërisë.
“Ne kemi arritur t’i bëjmë bashkë të gjitha ministritë që të punojmë bashkë në dobi të diasporës”, tha ministri Dardan Gashi, duke folur për marrëveshjet, ndërsa Ministri Majko ka shprehur shqetësim para mësimdhënësve shqiptarë në Zvicër për gjendjen jo të mirë të mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Në përmbyllje është zhvilluar një debat me pyetje të drejtuara nga të pranishmit, kryesisht studentë dy ministrave. Po ashtu në debat ka marrë pjesë edhe profesoresha e Shkollës së Lartë të Infermierisë, Shyhrete Rexhaj, përfaqësuesi i bizneseve shqiptare të Zvicrës, Rexhep Berisha atj.


E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













