Sport
Majlinda, sërish bën krenare Kosovën
Xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi çmimin “Zbulimi i Madh”, pasi i siguroi medaljen e artë Kosovës në xhudo në kategorinë deri 52 kg më pjesëmarrjen e parë në Olimpiadë
Xhudistja më e mirë e Kosovës, Majlinda Kelmendi sërish ka fituar një çmim për Kosovën. Kësaj radhe jo në fushë, duke garuar, por në një mbrëmje gala, shkruan albinfo.ch.
Majlinda Kelmendi ishte në mesin e më të mirëve në mbrëmjen gala ku u shpërndanë çmimet e Shoqatës së Komiteteve Olimpike Kombëtare, për rezultatet e larta të arritura gjatë Lojërave Olimpike “Rio 2016”.
Xhudistja kosovare fitoi çmimin “Zbulimi i Madh”, pasi i siguroi medaljen e artë Kosovës në xhudo në kategorinë deri 52 kg më pjesëmarrjen e parë në Olimpiadë.
Gjatë fjalimit të saj emocionues, 25-vjeçarja falënderoi veçanërisht presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.
“Është nder i madh për mua të jem sonte këtu. Fillimisht dua t’iu falënderoj për këtë çmim, që do të thotë shumë jo vetëm për mua, por për të gjithë Kosovën dhe veçanërisht për fëmijët. Kosova u bë anëtare e KON-it dy vite më parë dhe këtë vit ishte për herë të parë pjesë e Lojërave Olimpike, ku fituam medaljen e parë artë. Jam shumë e lumtur dhe e bekuar. E gjithë kjo filloi një natë, kur në vitin 2009 Kosovën e vizitoi kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer që na ka mbështetur në çdo hap. Faleminderit zotëri president, të jam mirënjohëse për gjithçka. Faleminderit miliona e miliona herë”, ka thënë Majlinda.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












