“Makina e ardhmërisë” lëviz me hidrogjen dhe oksigjen të lëngët
Hayek thotë: "Ne tashmë e kemi testuar një makinë që vihet në lëvizje me hidrogjeni dhe oksigjeni në gjendje të lëngët...
Ka qenë një vizion i themeluesit të Swatch-it, të ndjerit Nicolas Hayek: të konstruktojë një veturë që lëviz me oksigjen dhe hidrogjen të lëngët. Trashëgimtari i tij në fronin e Swatch-it, Nick Hayek duket se do ta realizojë vizionin e babait.
Për të mundësuar konstruktimin e makinave që nuk dëmtojnë ambientin, Hayek-babai, kishte ngritur firmën Belenos. Hayek-i biri thotë për NZZam Sonntag: “Ne, në Biel-Bienne tashmë e kemi testuar një makinë që vihet në lëvizje me karburantin e zhvilluar nga instituti Paul-Scherrer”. Si lëndë që e vë në lëvizje makinën shërben hidrogjeni dhe oksigjeni në gjendje të lëngët, që mundësojnë një djegie shumë efikase.
“Mirëpo ne nuk e dimë akoma nëse automjeti do të mund të prodhohet me kosto të ulët apo jo dhe nëse performanca e tij do të jetë e mjaftueshme”, thotë Nick Hayek. Ndërkohë, në Belenos janë paraqitur tashmë mjaft klientë të gatshëm për të siguruar makinën e ardhmërisë.
Hapi i ardhshëm është ndërtimi i një pike ambientale karburantesh. “Çelulat solare në kulm të kësaj pike vejnë në lëvizje një impiant që prodhon oksigjen dhe hidrogjen të lëngët, të mjaftueshëm për një makinë me katër vende”. Por, pranon Hayek, “ne na duhen së paku edhe 4 deri në 5 vjet deri sa ky automjet të mund të komercializohet”.
E-Diaspora
-
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit Vaxhid Sejdiu, bashkëkryetar i LAPSH “Naim Frashëri” – Zvicër uron për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit... -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë -
Ida Jashari dhe përkushtimi për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët në Zvicër -
Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra pjesëmarrës në grevën feministe në Lozanë dhe në Cyrih Disa gra të maskuara sulmuan stacionet e tramvajit në Cyrih. Të tjera varën litarë nëpër shina.... -
Ylfete Fanaj hapi zyrtarisht stacionin e policisë në Ebikon -
Asnjë fluturim special: Ndalohen fluturimet e reja zvicerane nga Omani -
Pse kartëmonedhat zvicerane ndryshojnë kaq shpesh -
Spitalet zvicerane po përballen me një situatë të tensionuar













