Lajme
Mali i Zi, drejt zgjedhjeve të parakohshme
Këtë të diel, më 19 mars, në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet presidenciale. Në garë janë 7 kandidatë, mes tyre edhe presidenti aktual, Milo Gjukanoviç.
Në një komunikim me media, Gjukanoviç tregoi arsyet pse zgjodhi të kandidojë sërish.
“Kandidatura ime për president është shprehje e përgjegjësisë ndaj Malit të Zi, shprehje e shqetësimit për rrezikimin e arritjeve të zhvillimit të Malit të Zi modern, i cili është në probleme të mëdha. Në më pak se tre vjet, Mali i Zi ka bërë një rrugë të pabesueshme, nga një vend që u përshkrua si një oazë e demokracisë multietnike dhe një spirancë e stabilitetit në Ballkan, nga një vend që ishte lider në procesin e negociatave me BE-në, e deri te Mali i Zi që sot cilësohet si plagë kanceri e Ballkanit dhe e Europës. Kësaj agonie duhet t’i jepet fund sa më parë dhe kjo është e mundur në zgjedhje. Është koha për njerëz seriozë dhe të përgjegjshëm”, tha Gjukanoviç.
Miodrag Lekiç i ka njoftuar liderët e mazhorancës se ende nuk e ka shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re, pasi i mungojnë tri vota. Po nga ana tjetër, Dritan Abazoviç po tenton sërish të formojë një qeveri të re, në të cilën do të merrnin pjesë edhe FD dhe Demokratët, por për këtë nuk ka përkrahje të mjaftueshme, pasi deputetët e pakicave janë kundër.
Mali i Zi mund të shkojë shpejt edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat mund të mbahen në fund të majit ose në fillim të qershorit, nëse presidenti i Malit të Zi dhe Partia Demokratike e Socialistëve, Milo Gjukanoviç, vendos të shpërndajë Kuvendin.
Sipas mediave malazeze, një pjesë e ekipit ligjor të Gjukanoviçit ka propozuar që të shpërndajë Parlamentin dhe të shpallë zgjedhje nëse nuk formohet qeveria e re deri të enjten.
Edhe kandidatja e Partisë Socialdemokrate (SDP) për presidente të Malit të Zi, Draginja Vuksanoviç Stankoviç, tha se pret që presidenti aktual i vendit, Millo Gjukanoviç, të enjten të shpërndajë Parlamentin dhe të thërrasë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA e drejtuar nga Dritan Abazoviç kanë rënë dakord për një aleancë që parasheh pjesëmarrje të përbashkëta në zgjedhjet e ardhshme.
Lëvizja Qytetare URA, në zgjedhjet presidenciale do të mbështesë kandidaturën e liderit demokrat, Aleks Beçiç./Euronews
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën











