Lajme
Mali i Zi ndalon organizimin e pritjes së Vitit të Ri
Që nga nesër, masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjes do të hyjnë në fuqi në Malin e Zi dhe do të vlejnë deri më 11 janar të vitit të ardhshëm.
Masat e reja ndalojnë organizimin e natës së Vitit të Ri në ambient të hapur dhe të mbyllur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë festave fetare natën midis 24 dhe 25 dhjetorit, natën midis 5 dhe 6 janarit, si dhe natën midis 6 dhe 7 janarit të vitit të ardhshëm, qytetarët do të lejohen të marrin pjesë në ceremonitë fetare tradicionale nën kushtet e përcaktuara tashmë për të qëndruar në objektet fetare dhe gjatë ceremonive fetare në ambient të hapur.
Gjithashtu ndalohet organizimi i të gjitha tubimeve profesionale dhe shkencore (seminare, kongrese, etj.), në periudhën nga 28 dhjetor deri më 11 janar, me përjashtim të tubimeve publike me deri 25 persona, që zgjasin jo më shumë se 60 minuta, me pajtueshmëri të detyrueshme me masat epidemiologjike.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














