Maqedonia
Maqedoni: 164 raste të reja me COVID 19
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë bërë 1.045 testime dhe janë regjistruar 164 raste të reja me Covid-19.
Prej rasteve të reja 85 janë në Shkup, 24 në Kumanovë, 3 në Dibër, 5 në Shtip, 18 në Tetovë, 3 në Prilep, 5 në Strugë, 9 në Ohër, nga 2 në Gostivar, Sveti Nikole dhe Resnjë dhe me nga një në Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Koçani, Makedonski Brod, Valladnovë dhe Resnjë.
Po ashtu janë shëruar edhe 12 pacientë edhe atë 3 nga Shkupi, 6 nga Prilepi, dhe nga një në Strugë, Veles dhe Vinincë.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën edhe dy pacientë.
“Në spitalin ‘8 shtatori’ humbi jetën pacientja nga Shkupi (53) e hospitalizuar si e dyshuar më 2 qershor. Në spitalin e Tetovës humbi jetën pacientja 60-vjeçare e hospitaluzuar si e dyshuar më 9 qershor”, shprehen nga MSH.
Momentalisht numri i të diagnostikuarve që nga fillimi i epidemisë është 3.701, numri i pacientëve të shëruar është 1.694, i të vdekurve 171, ndërsa momentalisht ka 1.836 raste aktive në Maqedoninë e Veriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Aeroportet zvicerane shënojnë numër rekord udhëtarësh Aeroportet zvicerane trajtuan 60 milionë pasagjerë në fluturime të planifikuara dhe çarter në vitin 2025. Numri... -
Autoritetet zvicerane presin financa më të dobëta për shkak të pagesave shtesë të pensioneve -
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga













