Maqedonia
Maqedoni: 668 raste të reja me COVID-19, humbin jetën 7 pacientë
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 3.974 testime, janë regjistruar gjithsej 688 raste të reja me COVID-19.
Rastet e reja janë 340 në Shkup, 43 Manastir, Kumanovë dhe Strumicë 33, Ohër 30, Prilep 22, Kavadar, Veles, Shtip dhe Kërçovë 15, Gjevgjeli 11, Strugë dhe Bogdanci 9, Gostivar, Negotinë dhe Sveti Nikole 8, Resnjë dhe Dibër 5, Koçani, Kriva Pallanka dhe Demir Kapi 3, Radovish, Dellçevë dhe Makedonski Brod 2, Berovë, Vallandovë, Vinicë, Kratovë, Krushevë dhe Demir Hisar 1.
Nga gjithsej 688 raste të reja, 81 janë riinfektime dhe po ashtu janë regjistruar 887 pacientë të shëruar dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 293.328 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 276.835 janë shëruar dhe 8.898 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 7.595 raste aktive me COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
Më pak vdekje, më shumë lëndime të regjistruara në rrugët zvicerane Në vitin 2025, 214 persona humbën jetën në rrugët zvicerane, 36 më pak se një vit... -
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve












