Maqedonia
Maqedoni: Beteja për mbylljen e kazinove
Lëvizja Demokratike kërkon nga zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe BDI-ja të thyejë heshtjen dhe të tregojë nëse pranon ose jo për mbylljen e plotë të kazinove, ashtu si në Kosovë dhe Shqipëri, shkruan Alsat.
Nga ky subjekt thonë se BDI-ja është bërë peng e një njeriu, i cili legalizon bixhozin për interesa personale.
“Propozimi ynë është që t’i mbyllim përfundimisht këto vende që nesër. Ne propozojmë mbylljen, ndërsa Artan “kazinomani” me nënshkrimin e tij po hap internet kazino për të futur bixhozin në shtëpitë tona, në çdo shtëpi përmes internetit. Pra, ky është dallimi”, tha Jetmir Asani, nga Lëvizja Demokratike.
Asani vlerëson se arsyetimet e Grubit që me legalizimin e kazinove online do të sigurohen më shumë fonde për kulturë, sport dhe arsim janë të pavërteta.
“Për çdo veprim që e bëjmë, duhet bërë një kros benefit analizë gjithmonë. Ne vlerësojmë se dëmi i kazinove është shumë më i madh se sa benefiti që mund t’i sjellë shtetit”, thotë Jetmir Asani, nga Lëvizja Demokratike.
Grubi vazhdon të heshtë ndaj akuzave dhe sfidës së kreut të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i cili kërkoi dhe ofroi mbështetje për një zgjidhje ligjore e cila i mbyll plotësisht lojërat e fatit.
Në paraqitjen e tij të fundit, Grubi deklaroi se propozim-ligji për lojërat e fatit do të miratohet dhe se tenderi për zgjedhjen e kompanive të reja që do të mbikëqyrin dhe zbatojnë lojërat e fatit online nuk do të abrogohet. Ai vlerëson se me ligjin e ri demonopolizohet kjo industri dhe shkatërrohet organizimi ilegal i lojërave të fatit.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












