Maqedonia
Maqedoni: Deri në vitin 2024 qytetarët duhet t’i ndërrojnë të gjitha dokumentet
Letërnjoftimet, pasaportat, lejet e vozitjes dhe tabelat e veturave që e kanë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë” do të vlejnë më së voni deri më 12 shkurt 2024, pavarësisht datës së skadimit. Nëse një qytetar duhet të ndryshojë të gjitha këto dokumente si dhe tabelat e regjistrimit, duhet të ndajë 3800 denarë, apo rreth 63 euro, njofton alsat, përcjell albinfo.ch.
Pagesa për dokumente të reja:
-Letërnjoftim- 20 den, fletëpagesa 190 den. Totali:210 den.
-Pasaportë- 1500 den, taksa administrative 200 den. Totali:/1700 den.
-Patentë shoferi- 280 den, taksa administrative 110, Totali:/390 den.
-Tabelat 1500 den.
Qytetarët ankohen se kjo është një barrë shtesë mbi supet e tyre.
“Janë mësuar qytetarët të paguajnë vetë çdo gjë, çdo gjë vetëm notar, vetëm të paguajnë qytetarët. Nuk është mirë por çfarë të bëjmë”, tha një qytetar.
“Duhet t’i ndërrojmë, është rregull, është ndryshuar edhe emri i shtetit, patjetër duhet t’i ndërrojmë….”, shtoi një tjetër.
Pas 12 shkurtit të vitit të ardhshëm dokumentet dhe tabelat e regjistrimit nuk do të jenë më të vlefshme. Sipas Ligjit për automjete, nëse automjeti është në komunikacion me targa të ndryshme nga ato të përcaktuara, parashihet gjobë prej 100 euro.
“Dokumentet e vjetra, pas datës 12.02.2024 nuk do të vlejnë, pavarësisht kur u skadon afati. Domethënë me pasaportë të vjetër nuk mund të kalohet kufiri, me letërnjoftim të vjetër nuk mund të kalohet kufiri dhe as nuk do të pranohet si dokument nëpër institucione dhe me leje të vjetër për vozitje nuk mund të ngisni automjetet“, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndryshimi i dokumenteve personale dhe tabelave është obligim i dalë nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit kushtetues, e firmosur në vitin 2018.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shqipëria, pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin Bëhet e ditur se edhe Shqipëria do të jetë pjesë e paradës së karnavaleve në Berlin,...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Alain Berset kaloi një javë pune të frytshme në Shqipëri Berset paraqiti kandidaturën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Zvicra e mbështet...
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran?
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”