Lajme
Maqedoni: Ekonomia në rrezik, pritet rritje çmimesh
Maqedonia e Veriut do të pësojë humbje serioze në ekonomi për shkak të luftës në Ukrainë dhe këtë më së shumti do ta ndjejnë prodhuesit.
Bizneset vendase eksportojnë mallra në Rusi në vlerë rreth 57 milionë dollarë në vit, nga gjithsej 200 milionë dollarë sa është shkëmbimi i përgjithshëm tregtar mes dy vendeve.
Prodhimet bujqësore dhe ato farmaceutike janë mallrat kryesore që Maqedonia e Veriut eksportonte në Rusi. Tani duhet të mendohet për tregje të reja.
“Shpresojmë që Rusia të mos na përgjigjet me sanksione të tërësishme pasi që ka shumë kompani, sidomos në sektorin e verërave dhe bujqësisë, që nuk e kanë të lehtë ta humbin këtë treg pasi nuk mund të gjejnë partnerë të rinj. Por edhe në tregje të tjera të tjera megjithatë do të takohemi përsëri me këto kompani dhe përsëri do të kemi proces të mundimshëm dhe të gjatë”, thotë Dejan Beshliev nga Oda Ekonomike Maqedoni e Veriut-Rusi.
Maqedonia e Veriut kryesisht importon grurin nga Serbia. Pritet që fqinjët të rritin çmimin për shkak se rreth 30 për qind e furnizimit botëror me grurë vjen nga dy vendet në luftë, Rusia dhe Ukraina.
Nën presion janë edhe dhjetëra pronarë shqiptarë që kanë marrëveshje biznesi me kompani ukrainase.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve Mungesa e pilotëve godet fluturimet verore... -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg -
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicër













