Maqedonia
Maqedoni: Kontroll në shtëpitë e të infektuarve, debate në RMV
Pacënueshmëria e shtëpisë është kategori kushtetuese. Ajo është diçka e shenjtë për secilin qytetar dhe askush nuk mund ta cënojë. Megjithatë nëse sillet vendim në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik do të parashihen mekanizma të përshtatshme të kontrollit.
Kështu deklaroi Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke komentuar propozimin për kontrolle nëpër shtëpi, të paralajmëruar gjatë ditës së djeshme. Spasovski nuk e precizoi se cilat do të jenë mekanizmat e kontrollit që nuk do të shkelnin as parimet kushtetuese e as normat ligjore, sa i përket pacenueshmërisë së shtëpisë, por gjatë gjithë kohës përsëriste se nuk do të komentojë për diçka që akoma është në nivel të propozimit.
“Parimet kushtetuese dhe normat ligjore do të respektohen dhe parimi pacenueshmërisë së banesës ose shtëpisë është parim që nuk ka alternativë dhe kjo duhet të respektohet. A ka mekanizma për kontrolle, po. Edhe tani ekzistojnë nevoja të tilla dhe mbi baza të kësaj bëhen kontrolle të caktuara, megjithatë presim qeveria të sjell vendimet dhe më pas të përgjigjemi për të gjitha këto dilema”.
Lidhur me këtë propozim kanë reaguar nga OBRM-PDUKM-ja opozitare. Nga atje thonë se një masë e tillë është në kundërshtim dhe shkelje e Kushtetutës, duke kërkuar dorëheqje të qeverisë.
“Nëse qeveria e Zaevit në seancë qeveritare e miraton masën e propozuar nga komisioni partiak shëndetësor atëherë do të hyjë në shkelje brutale të Kushtetutës dhe nëse e refuzon atëherë Filipçe dhe qeveria duhet të kërkojnë përgjegjësi nga komisioni dhe ta shkarkojnë, në të kundërtën do të dëshmojnë se po luajnë me shtetin dhe tërë kriza po menaxhohet nga njerëz të paaftë.”
Ndërkaq Neni 26 në Kushtetutën e vendit, e garanton paprekshmërinë e shtëpisë.
“E drejta e pacënueshmërisë së shtëpisë mund të kufizohet vetëm me vendim gjyqësor, kur është në pyetje zbulimi ose pengimi i veprave penale ose mbrojtja e shëndetit të njerëzve”
Sipas këtij neni të Kushtetutës, futja në shtëpi nga policia mund të bëhet vetëm kur ka të bëjë me parandalim apo zbulim të korrupsionit dhe veprave penale, apo për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve.
Paralajmërimi se do të vendosen masa të reja për mbrojtje nga koronavirusi, që do të përfshinte edhe kontrolle nëpër shtëpi, erdhi gjatë ditës së djeshme nga ana e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai njoftoi se ky propozim nga Komisioni për sëmundje infektive vjen pas rritjes së numrit rekord të të infektuarve me Covid-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












