Maqedonia
Maqedoni: Nuk ka fluturime të rregullta deri në fund muajit
Linja ajrore vazhdon të pezullojë të gjitha fluturimet në vend deri më 30 maj
“Wizz Air”, kompania më e madhe ajrore me kosto të ulët (low-cost) në Evropën Lindore dhe Qendrore, njoftoi se si rezultat i kufizimeve të zgjatura të udhëtimit për të gjitha fluturimet e huaja drejt dhe nga Republika e Maqedonisë Veriore, linja ajrore vazhdon të pezullojë të gjitha fluturimet në vend deri më 30 maj, përcjell albinfo.ch lajmin e mediave në Shkup.
Pasagjerët me bileta të rezervuara të prekura nga këto fluturime të pezulluara që kanë bërë rezervime direkt në kompaninë ajrore, do të njoftohen automatikisht përmes e-mailit, përcjell albinfo.ch.
120% e shumës totale do të transferohet automatikisht në llogarinë e tyre, dhe ata do të jenë në gjendje ta përdorin atë gjatë 24 muajve të ardhshëm për të blerë të gjitha produktet dhe shërbimet e Wizz Air.
Udhëtarët gjithashtu mund të zgjedhin mundësinë e kthimit të parave, e cila kërkon një kohë të gjatë për të përfunduar, dhe do të informohen për të gjitha hapat e nevojshëm për transferimin e parave përmes bankës ose kartës në një e-mail të veçantë.
Në këtë rast, pasagjerët do të jenë në gjendje të zgjedhin një rimbursim 100%.
Udhëtarët që prenotojnë përmes agjencive të udhëtimit, përfshirë agjensitë e udhëtimit në internet duhet të kontaktojnë kompaninë përmes së cilës kanë blerë biletat e tyre.
Wizz Air, kompania më e madhe ajrore me kosto të ulët (low-cost) në Evropën Lindore dhe Qendrore operon një flotë prej 121 avionësh Airbus A320 dhe A321, është një nga flotat më të reja të avionëve në botë dhe ofron më shumë se 710 rrugë nga 25 baza, duke lidhur 154 destinacione në 45 vende.
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












