Maqedonia
Maqedoni: Sistemi inteligjent i kamerave sjell rezultate të jashtëzakonshme në trafik
Gjatë fazës testuese të zbatimit të sistemit “Safe City” është shënuar një rënie e ndjeshme e aksidenteve në trafik në Shkup. Sipas të dhënave zyrtare, numri i aksidenteve është ulur me rreth 20 për qind, ndërsa numri i personave të lënduar ka rënë me 37 për qind, krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se sistemi tashmë po jep rezultate konkrete, duke vënë në pah se në dhjetor të vitit 2024 nga aksidentet në trafik humbën jetën pesë persona, ndërsa në dhjetor të vitit 2025 nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ai shtoi se edhe në nivel vjetor ka rënie të numrit të viktimave, nga 142 në vitin 2024 në 131 në vitin 2025, çka sipas tij dëshmon ndikimin pozitiv të këtij sistemi edhe në qytete të tjera dhe në autostrada ku janë instaluar pajisje të ngjashme, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Nga ana tjetër, u bë thirrje që deputetët të marrin parasysh këto statistika dhe të mbështesin miratimin e ligjit për kundërvajtje, i cili është kusht për funksionalizimin e plotë të sistemit “Safe City”. Autoritetet shprehen optimiste se ligji do të votohet nga të gjithë deputetët, në mënyrë që sistemi të hyjë në fuqi të plotë nga 1 shkurti.
Aktualisht, sistemi është ende në fazë testimi dhe qytetarët e Shkupit po marrin mesazhe paralajmëruese për shkeljet e konstatuara nga kamerat inteligjente. Megjithatë, zbatimi i plotë vazhdon të varet nga miratimi i ndryshimeve ligjore për kundërvajtjet në trafik dhe Kodin Penal.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Të tjerët mbrojnë status quo-në, unë përfaqësoj ndryshimin “Unë sjell energji të re, ide konkrete. Të tjerët përfaqësojnë status quo-në – unë përfaqësoj ndryshimin...",... -
Manifestimi “Kurora e Lirisë”, kujtesë që bashkon brezat në Zvicër -
Vaud
Zgjedhjet 2026 në Ecublens: Vështrime të kryqëzuara mbi të ardhmen e komunës -
“Kushtrimi i Lirisë” në Itali, një thirrje e zemrës për kujtesë, nderim dhe bashkim -
Zgjedhjet në Ecublens: Naser Iseni dhe Lorik Hyseni – Kur përvoja takohet me energjinë e re
Jeta në Zvicër
-
Si dëshiron ta bëjë Zvicra vendin më të lirë për turistët e huaj Shumë njerëz që vijnë nga jashtë e konsiderojnë Zvicrën shumë, shumë të shtrenjtë, veçanërisht krahasuar me... -
FDA miraton trajtimin e leukemisë nga Roche -
Ermal Dredha ka marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit të Shqipërisë në Bernë -
E konfirmon Komisioni Evropian: Kosova ka të drejtë për parafinancim mbi 60 milionë euro nga Plani i Rritjes -
Përparim Avdili: Të tjerët mbrojnë status quo-në, unë përfaqësoj ndryshimin













