Maqedonia
Maqedoni, sot rivotohet në shtatë vendvotime, të gjitha janë hapur në kohë
Në orën 07:00 të mëngjesit janë hapur katër vendvotimet në Komunën Dollnen dhe dy në Komunën e Krushevës, në të cilat do të bëhet rivotim. Gjithashtu është hapur edhe vendvotimi në Komunën e Zhelinës, pas vendimit të KSHZ-së që në këto shtatë vendvotime të ketë rivotim, përcjell albinfo.ch.
Të drejtë vote në këto qendra votimi kanë gjithsej 4521 votues. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në 1202 gjithashtu në Krushevë 298, në 1272 në Ohër 712, në Dollnen në vendvotimin 1470 – 659, ndërsa në 1470/1 – 634 dhe në vendvotimin 1844 në Strugë 755 votues.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e ka anuluar votimin e 8 majit në këto shtatë vendvotime, ndërsa vendimin e ka konfirmuar edhe Gjykata Administrative. KSHZ-ja i ka ndryshuar gjithashtu edhe anëtarët e këshillave zgjedhorë në këto vendvotime.
Gjatë ditës së djeshme, në këto vendvotime kanë votuar personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personave që janë duke vuajtur dënimin me burg dhe personat që janë të vendosur në qendrat e kujdesit jashtë familjar.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













