Maqedoni, starton projekti “Blej shtëpi, blej banesë”
Qytetarët e Maqedonisë prej sot mund të aplikojnë në tetë banka për kredi banesore dhe shtëpi, një projekt i mbështetur nga Qeveria e këtij vendi.
Përfaqësuesit e bankave kanë theksuar se qytetarët kanë shprehur interes të madh, kryesisht për shkallën e kamatës dhe kushtet për aplikim, raporton INA.
Të drejtën e konkurrimit dhe tërheqjes së kredisë kanë çiftet e kurorëzuara ose jo, të ardhurat e të cilëve bashkërisht nuk kalojnë 900 euro, por edhe blerja e banesës duhet të jetë me kushtet që 1 metër katror nuk duhet të kalojë çmimin 900 euro përfshirë edhe TVSH-në.
Selektimi i kandidatëve do të kryhet nga bankat, mirëpo megjithatë fjalën e fundit do ta thotë Ministria e Financave. Qeveria planifikon se në fillim mund të ketë mbi 2 mijë aplikime. Për realizimin e këtij projekti nga buxheti i shtetit janë ndarë 4 milion euro, por Qeveria ka theksuar se në rast se ka interesim do të ndahen mjete shtesë pas rebalancit.
Kreditë do të subvencionohen në dy mënyra. Sipas kredisë së parë, Qeveria paguan gjysmën e këstit mujor gjatë pesë viteve të pagesës së kredisë. Ndërsa, sipas kredisë së dytë, Qeveria mbulon gjysmën e parave për marrjen e kredisë.
Te modeli i parë interesi në pesë vitet e para është 4.99 për qind për tre të parat 5.5 për qind për dy vitet e ardhshme. Në 15 vitet e ardhshme sipas bankave normat e interesit të jenë si për kreditë e tjera banesore.
Projekti për shtëpi vlen vetëm për ndërtimin e shtëpisë së re, por edhe për blerjen e banesave të reja. Beneficion shtesë dhe lehtësime për qytetarët, siç është paraparë sipas ligjit, një pjesë të dokumenteve do ta sigurojë Ministria e Financave.
Në bashkëpunim me Agjencinë për Kadastër për patundshmëri do ta sigurojë vërtetimin se kredikërkuesei dhe bashkëshorti nuk posedojnë banesë apo shtëpi derisa janë në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Ministria do të sigurojë vërtetim për plotësimin e kushteve për lartësinë e të ardhurave mujore.
Me projektin do të kontribuohet për jetë më të mirë të mijëra qytetarëve dhe familjeve, por edhe mbështetjen në ndërtimtari. Pritet që të rritet interesi për investuesit për ndërtimin e objekteve të reja banesore dhe se me rritjen e ofertës së banesave do të krijohen kushte për uljen e çmimit të banesave./albinfo& ina/
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig Kardinali nga Valais vdiq në moshën 79-vjeçare; vetëm pak ditë më parë kishte marrë pjesë në... -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë














