Lajme
Maqedoni: Turizmi në kolaps
Agjencitë turistike thonë se numri në rritje i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut po bën që situata të ndryshojë brenda orësh, andaj thonë se në këtë situatë, askush nuk mund të planifikojë pushime, pavarësisht se janë ulur edhe çmimet.
Pandemia e koronavirusit ka ndikuar që të ulet numri i turistëve të huaj, që vizitojnë vendet turistike në Maqedoninë e Veriut.
Kështu thuhet në të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku nëse krahasohen të dhënat e muajit prill, me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, del se numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Maqedoninë e Veriut, ka pasur ulje deri në 99.7 për qind.
Përfaqësuesit e sektorit të hotelerisë, thonë se turistët nga vendet skandinave që zakonisht frekuentonin, qytetet turistike si Ohrin dhe Strugën, tashmë kanë anuluar rezervimet për pushime. Ndërkohë, numri i turistëve vendorë vazhdon të jetë i vogël, pavarësisht se çmimet janë ulur.
Agjencitë turistike thonë se numri në rritje i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut po bën që situata të ndryshojë brenda orësh, andaj thonë se në këtë situatë, askush nuk mund të planifikojë pushime, pavarësisht se janë ulur edhe çmimet.
“Për momentin nuk kemi rezervime të mëdha. Ka të tillë që lajmërohen, pyesin për çmimet, por asnjë konkrete, vështirë përcaktohen për të rezervuar. Fakt është që çmimet e shërbimeve në sektorin e hotelerisë janë ulur, jo vetëm te ne, por gjithandej. Presim turistë nga vendi sepse të huajt që më herët i kanë anuluar rezervimet e tyre. Duhet ta pranojmë që sezoni i sivjetmë turistik është me shumë pikëpyetje”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Kërste Bllazhevski, kryetari i Asociacionit të hotelierëve në Maqedoninë e Veriut, përcjell albinfo.ch
Për të ndihmuar sektorin e hotelerisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, nga 15 korriku do t’u japë 130.000 qytetarëve kuponë në vlerë prej rreth 100 eurove për turizëm vendorë dhe kartela të pagesës prej rreth 50 eurosh për pushime vendore në Maqedoninë e Veriut, të cilat mund t’i shfrytëzojnë deri në fund të këtij viti.
Nga Ministria e Ekonomisë kanë thënë se përmes lëshimit të kuponëve për turizëm vendorë, synohet që të mbështetet sektori i turizmit, përkatësisht hotelerisë dhe objekteve të gastronomisë, të cilat mund të përballen me krizë ekonomike, nga kriza me koronavirusin.
“Duke pasur parasysh faktin se turizmi është një nga degët më të prekura nga kriza e koronavirusit, jemi të bindur që turizmi vendas mbetet shpresa më e madhe për mbështetjen e kësaj industrie”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, teksa prezantoi planin për lëshimin e kuponëve, që do t’u jepen qytetarëve që nuk kanë të ardhura mujore më shumë se 250 euro.
Përfaqësuesit e sektorit të turizmit presin që kjo nismë e qeverisë të kontribuojë në rritjen e turizmit vendor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA Për shkak të luftës në Iran, qeveria zvicerane nuk autorizon më asnjë eksport të ri armësh... -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve












