Maqedonia
Maqedoni e Veriut: Protestojnë punëtorët e shëndetësisë, cilat janë kërkesat e tyre
Sindikata përkujtoi edhe shqetësimin për eksodin e stafit mjekësor jashtë vendit
Punëtorët e shëndetësisë mbajtën protestë para Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë Veriore në shenjë pakënaqësie me aneksin e panënshkruar të Marrëveshjes Kolektive.
Me këtë aneks parashihet pagat e të gjithë punonjësve të rriten me 15%, sipas rritjes së pagës minimale në muajin mars.
Ata thanë se nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre dhe nëse nuk realizohen, do të organizojnë protestë edhe më të madhe, raporton RTV21, transmeton albinfo.ch.
“Protesta e sotme është për të dërguar mesazh për pakënaqësinë tonë për atë që nuk ndodhi, dhe ajo është mos nënshkrimi i aneksit, dhe e dyta është ajo që duhet bërë, nëse nuk bëhet, sot jemi ky numër, nesër do të jemi më shumë, ne nuk tërhiqemi në pjesën e asaj që duhet të realizohet pra të nënshkruhet aneksi i marrëveshjes kolektive”, tha Lubisha Karanfilovski nga Sindikata e Pavarur e Shëndetësisë.
Në protestë foli edhe Danica Stojkova, infermiere në Klinikën e Gjinekologjisë, e cila ka theksuar largimin e infermierëve dhe stafit mjekësor.
“Valorizimi i infermierëve dhe personelit tjetër të punësuar në objektet mjekësore duhet të punohet pak më shumë për këtë çështje, sepse pagat realisht nuk arrijnë askund. Nëse dikujt nuk i dalin 4000 euro për një muaj, imagjinoni sa janë 40000 denarë për një familje në muaj”, pohoi Danica Stojkova, infermiere në Klinikën Gjinekologjike.
Sindikata përkujtoi edhe shqetësimin për eksodin e stafit mjekësor jashtë vendit.
“Ka një eksod të madh në shëndetësinë tonë. Kemi dalje maksimale në të gjitha profilet. Është koha që të gjitha partitë politike të vënë gishtin në kokë. Mos e çojmë veten deri në atë pikë që të importojmë punonjës shëndetësorë dhe staf nga vendet e treta”, theksoi Predrag Serafimovski nga Sindikata e Qendrës Klinike.
Gjatë protestës përfaqësuesit e Sindikatës u thirrën në takim me ministrin e Shëndetësisë, Ilir Demiri.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











