Kosova
Maqedonia do ta ndihmojë Kosovën drejt integrimit në BE
Duket se raportet e mira mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë riafirmuar edhe një herë, kanë theksuar ministrat e Jashtëm nga të dyja shtetet, në një takim që u zhvillua brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Gjatë takimit, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se janë të gatshëm që t’ia vënë në dispozicion Kosovës njohuritë dhe përvojat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s e përkrah plotësisht perspektivën euroatlantike të Republikës së Kosovës, shpreha kënaqësinë që nga ky vit edhe pjesëtarë të armatës së Maqedonisë së Veriut të jenë pjesë e KFOR-it këtu. Ambicia jonë është integrimi i plotë i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe si vend negocues me BE-në dhe eksperiencë të gjatë në këtë drejtim jemi të gatshëm t’i vëmë në dispozicion të Kosovës të gjitha njohuritë dhe përvojat tona të deritanishme”, ka theksuar Osmani.
Ai po ashtu ka shtuar se mbështet përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në rajon, dialogun me Serbinë dhe rrugëtimin drejt BE-së të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Republika e Maqedonisë së Veriut mbështet përpjekjet për të mbyllur çështjet e hapura në rajon. Mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe vlerëson se qëllimi final i dialogut duhet të jetë njohja e ndërsjellë dhe rrugëtimi evropian i gjithë rajonit”, tha ai.
E-Diaspora
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
A është skijimi tani shumë ekskluziv? A është skijimi tani një sport ekskluziv? Një studim i ri federal konfirmon atë që shumë... -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor -
Eksportet zvicerane arritën një nivel rekord në vitin 2025 -
Si disa zviceranë e kanë të vështirë të integrohen në Zvicër -
Krasniqi shpëton Grasshopperin me golin e debutimit














