Futboll
Maqedonia e Veriut shpreson në fitore ndaj Kosovës
Kosova nuk ka arritur të kualifikohet direkt nga faza kualifikuese për EURO 2020.
Humbja e Kosovës në Çeki me rezultat 2:1 bëri që skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes ta ketë të pamundur ta sigurojë kualifikimin nga Grupi A në Kampionatin Evropian 2020, pavarësisht rezultatit të ndeshjes së fundit, kundër Anglisë.
Dardanët kanë edhe një rrugë për ta zënë një vend në mesin e 24 skuadrave që do të luajnë në Kampionatin Evropian.
Dy ndeshjet e muajit mars të Ligës së Kombeve do të jenë përcaktues për fatin e Kosovës.
Kundërshtari i parë do të jetë Maqedonia më 26 mars dhe më pas fituesi i ndeshjes Gjerogji-Bjellorusi.
Për ndeshjen me Kosovën u deklarua edhe trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski.
Ai në një konferencë për media në prag të ndeshjes me Izraelin deklaroi se mbanë shpresat për fitore me Kosovën, përcjellë albinfo.ch
“Ka ende kohë deri në mars dhe shpresojë t’i kemi të gatshëm të gjithë lojtarët dhe pa lëndime. Tani kemi shumë lojtarë të ri. Vetëm ashtu kemi gjasa të fitojmë kundër Kosovës dhe të shkojmë në finale të Ligës së Kombeve”, u shpreh Angelovski.
Në Shkup për ta përcjellur këtë ndeshje po qëndrojnë edhe një delegacion nga Federata e Futbollit të Kosovës të kryesuar nga kryetari Agim Ademi.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro Bëhet e ditur se rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që...
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
-
Irlandë: Ekspozitë nga artisti shqiptar, Azem Koleci
Jeta në Zvicër
-
Qytetarët e Lihtenshtajnit dhe Zvicrës kanë pagën më të lartë Një studim i GfK-së tregon se qytetarët e Lihtenshtajnit kanë pagën më të lartë në Evropë....
-
Ja si duken fanellat e reja të Zvicrës në Kampionatin Evropian
-
Ndërprerje e transportit publik në Gjenevë
-
Numër rekord i turistëve amerikanë në pistat zvicerane të skive
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria