Maqedonia
Maqedonia ofron shumë për turistët zviceranë
Maqedonia kryesisht njihet për shkak të mosmarrëveshjes rreth emrit me Greqinë fqinje. Në të njëjtën kohë, ky vend i Ballkanit ka aq shumë për të ofruar: Nga stili i pazarit osman, në një ndjenjë italiane, e deri në natyrën e egër
Nëse ylli dhe kantautori italian Zucchero (62) interpreton në një amfiteatër të kashtë, restorantet me pamje nga uji ofrojnë verëra grandioze dhe shërbehen pica aromatike, kur vapa e madhe depërton nëpër rrugicat e ngushta të shtruara me gurë ku dëgjohet një “Ciao”, atëherë ju nuk jeni në rivierën italiane, por në bë Ohër të Maqedonisë ku është shumë më lirë, në liqenin me të njëjtin emër.
Fakti që për tre orë me autobus nga kryeqyteti Shkup (një biletë autobusi kushton rreth 1.750 denarë, që është kundërvlera e rreth 30 frangave), madje edhe maqedonasit i bëjnë pushimet e tyre verore, nuk është befasues.
Qyteti i vjetër i Ohrit po shpërthen me monumente të bukura. Shaka e zakonshme popullore është: Për çdo ditë të vitit e keni nga një, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
25 minuta më tej është Parku kombëtar Galiçica, malet e të cilit shtrihen deri në Shqipëri. Një destinacion popullor për biçiklistët dhe alpinistët, si dhe pikënisje për paragliding (fluturimi për dy persona kushton rreth 55 franga).
Në shpatet pranë liqenit ngrihen fshatra të vegjël, në tavernat e të cilëve e shërbejnë troftën e famshme të Ohrit dhe ku dominojnë plazhet me guralecë në ujë të pastër. Një udhëtim në manastirin e Shën Naumit në jug është i vlefshëm, për shkak të pikturave dhe burimeve të vjetra, nga të cilat rrjedh një deltë e lumenjve si në xhungël.
Gjatë vizitës në Maqedoni, Shkupi, kryeqyteti më i përfolur i Ballkanit, nuk duhet humbur. Në pazar ju mund të ndjeni trashëgiminë osmane falë shishas dhe çajit turk.
Në qendër, turistët mrekullohen në vendlindjen e Nënë Terezës dhe në ndërtimin kolosal të shtetit. Ose mund ta konsumoni ndonjë birrë të freskët në ndonjë bar hipster.
Është mirë për të ditur se fluturimi nga Cyrihu në Shkup dhe kthimi mbrapa me Edelweiss kushton rreth 200 franga. Wizzair-i fluturon drejtpërdrejt në Ohër nga Bazeli, bileta për një drejtim janë në dispozicion duke filluar nga 25 franga. Kthimi kushton rreth 250 franga të mëdha. Përndryshe ju mund të ktheheni nga Shkupi me Edelweiss.
Akomodimi: Një hotel i vogël familjar në qytetin e vjetër të Ohrit është Vila Kale. Atje do të hani mëngjes në kopsht midis qenve të shtëpisë dhe mureve të kishës.
Udhëpërshkrimi: Mënyra më e mirë për të udhëtuar në të gjithë vendin është me autobus apo veturë. Kujdes: Nuk duhet të mbështeteni në oraret e autobusëve nga interneti.
Fakte: Edhe pse ndërtesat në shtylla dhe shtatoret e Aleksandrit të Madh ua përkujtojnë Greqinë, vendasit vlerësojnë se nuk janë pjesë e rajonit grek të Maqedonisë. Së shpejti vendi duhet të quhet edhe “Maqedonia Veriore”.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?













