Lajme
Maqedonia vendos masa të reja anti-Covid
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftuan sot vendimet e qeverisë për paketën e re të masave kufizuese, duke ndjekur rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.
“Qeveria ka vendosur që objektet hotelierike të punojnë deri në orën 18:00 dhe jo deri në orën 21:00, siç ka qenë deri tani. Masa quhet “Festoni me përgjegjësi”, ndërsa qëllimi është mbrojtja nga COVID-19”, tha Zaev, raporton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Masat do të jenë të vlefshme nga 18 dhjetori deri më 20 janar në mesnatë”, shtoi ai.
Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se situata e COVID-19 në vend mbetet e qëndrueshme, por ka ende një numër të madh të infektuarish dhe pacientësh të shtruar në spital.
Duke iu referuar masave të reja kufizuese, ai bëri thirrje që të mos dilet nga shtëpitë pas orës 18:00 pa ndonjë arsye të veçantë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë














