Maqedonia
Maqedonia Veriore nuk ndryshon himnin
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Veriore, Mile Boshnjakovski, deklaroi sot se asnjëherë nuk është diskutuar për ndryshimin e himnit shtetëror, dhe se teksti dhe instrumentali do të mbetet i njëjtë.
Gjatë takimit të djeshëm të kryeministrit të Greqisë dhe atij të Maqedonisë Veriore, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, para ndërtesës së qeverisë në Shkup nuk u intonuan himnet shtetërore, e cila nuk është e zakonshme për vizitat zyrtare në veçanti.
Për shkak të interesimit të madh të publikut i cili donte të dinte nëse himni kombëtar është lënë jashtë qëllimisht për shkak se teksti i referohet emrit të vjetër dhe jo mbi emrin kushtetues, Republika e Maqedonisë Veriore, qeveria dje njoftoi se kjo ishte e parashikuar me protokoll.
Këtë e konfirmoi sot edhe Boshnjakovski, i cili tha se të gjitha aktivitetet me rastin e ceremonisë së mirëseardhjes së Tsipras dje janë anuluar për të kursyer kohë, duke pasur parasysh agjendën e dendur.
“Të gjitha aktivitetet zyrtare të protokollit përfshirë Gardës përshëndetje dhe himni kombëtar munguan për shkak të vonesës së aeroplanit të kryeministri grek Alexis Tsipras,” tha ai.
Boshnjakovski theksoi se himni nuk ishte asnjëherë kontestues. “Marrëveshja e Prespës nuk i referohet himnit kombëtar në asnjë mënyrë. Kjo është konfirmuar disa herë gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës kur himni intonohej para zyrtarëve grekë,” tha ai, transmeton KosovaPress, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet
















