Autotech
Mark Zuckerberg zotohet të “rregullojë” Facebookun
Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, është zotuar që të “përmirësojë” kompaninë e tij gjatë vitit 2018.
Në një postim të gjatë në faqen e tij në rrjetin social, Zuckerberg ka thënë se Facebooku ka bërë disa gabime në zbatimin e politikave dhe në parandalimin e keqpërdorimeve.
Zuckerberg është i njohur edhe për sfidat e tij që i cakton çdo vit që prej kur nisi Facebookun më 2009.
Rrjeti social është akuzuar së fundmi ashpër për lejimin e lajmeve të rreme para zgjedhjeve në SHBA dhe në vende të tjera. Facebooku është kritikuar edhe për lejimin e reklamave politike ruse për zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, transmeton Albinfo.ch.
Zuckerberg tani thotë se është i fokusuar në “çështjet e rëndësishme, si mbrojtja e komunitetit nga abuzimi dhe urrejtja, mbrojtja nga ndërhyrja shtetërore, ose sigurimi që koha e kaluar në Facebook të jetë kohë e shpenzuar mirë”.
“Nëse do të jemi të mirë në këtë sivjet, viti 2018 në fund do të ketë trajektore shumë më të mirë”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë po ashtu se do të synojë që të shtrijë internetin te të gjithë njerëzit dhe të mos lejojë përqendrimin vetëm te disa kompani të mëdha. Është zotuar se do të merret edhe me hulumtimin e kriptovalutave për të parë se si do të mund t’i shfrytëzojë ato për përmirësimin e Facebookut.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih














