Sport
Markaj, gjithmonë i gatshëm për Kosovën
Një emër i ri për Përfaqësuesen e Kosovës në ndeshjen miqësore ndaj Guinesë Ekuatoriale ishte Denis Markaj. Por, ai nuk është i panjohur në Zvicër. Futbollisti i Luganos tregon për albinfo.ch për karrierën e tij dhe synimet në të ardhmen.
“Unë jam rritur dhe shkolluar në Zvicër ,pasi që prindrit e mi janë në Zvicër prej vitit 1985. Fillova të ushtroj qysh në moshën 5-vjeçare në FC Baden, ish-anëtar i Ligës së 2 zviceriane, ku lujta në të gjitha grupmoshat, duke perfshirë edhe U14, U15, U16, dhe pastaj një gjysmësezon në B juniorët . Në janar të vitit 2007 kalova në ekipin e parë si sulmues, ku shënova disa gola dhe morëm pjesë në kualifikime per t’u inkuadruar një rang më lart, por pa sukses. Unë vazhdova në Baden, por trajneri më aktivizoi në mbrojtje në krahun e majtë, ku lujta mbi 130 ndeshje dhe shënova mbi 25 gola”, deklaroi Markaj, duke vazhduar:
“Në fund të vitit 2011 trajneri i mirënjohur në Zvicër, Raimonden Ponte më angazhoi në Chiasso dhe në mars të vitit 2012 kalova në AC Bellinzona, por pas një kohe shumë të shkurt ekipi ra në konkurs. Unë kalova në FC Lugano ku luaj që tre vjet e gjysmë. Është viti i parë në Superligë”, theksoi më tej 24-vjeçari. Tashmë Denis Markaj ka debutuar me Kosovën dhe thotë se do të japë ndihmën e tij sa herë të kërkohet.
“Unë vendosa të luaj për Kosovën pas bisedave që kishin prindërit e mi me përzgjedhësin e Kosovës. Kur kam qenë në Kosovë kam qenë shumë i befasuar nga organizimi, pritja, shoqëria e të gjitha. Jam i bindur se Kosova do të luajë në kualifikimet për Kampionatin Botëror për Rusi dhe unë jam i gatshëm gjithmonë të luaj për atdheun tim”, përfundoi Denis Markaj.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













