Qatar 2022
Maroku ankohet për padrejtësi në ndeshjen kundër Francës
Edhe pse Maroku arriti në gjysmëfinale të Botërorit, Federata Marokene mendon se ekipi afrikan meritonte më shumë.
Megjithëse ndeshja ndaj Francës është mbyllur e arkivuar me humbjen 2-0, Federata ka apeluar në FIFA duke shprehur pakënaqësinë me drejtimin e kryesorit Sezar Ramos duke e klasfiikuar si “padrejtësi në gjykim”.
Në një notë zyrtare që është publikuar edhe në rrjetet sociale, ajo ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si ai ka treguar episode të veçanta, duke shpjeguar se ka harruar të japë dy penallti në favor të Marokut.
E para i përket një kontakti mes Teo Hernandez dhe Sofian Bufal në zonë, teksa argumenton se është mbrojtësi francez ai që ndërhyn ndaj sulmuesit dhe jo e kundërta siç kishte interpretuar gjyqtari dhe VAR, duke e ndëshkuar lojtarin maroken me karton të verdhë.
Më pas, është edhe momenti ku Selim Amallah u mbaj në zonë gjatë një goditje këndi dhe në këtë rast duhej të kishte përsëri penallti./euronews
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës
Jeta në Zvicër
-
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen Një nga tre prokurorët zviceranë që po kryejnë një hetim për zjarrin fatal të 1 janarit... -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet -
A mund të kërkojnë qiramarrësit ulje të qirasë në rast të mbinxehjes së banesave? -
Frekuentimi i kinemasë është në rritje në Zvicër -
Zviceranët janë të kënaqur me jetën, por kritikë ndaj vendit të tyre











