Lajme
Marrëveshja për Demarkacionin, drejt rishikimit
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi po shkon drejt rishikimit, thonë analistët politik në Kosovë. Kundër marrëveshje janë deklaruar edhe deputetët e mazhorancës
Marrëveshje e ashtuquajtur “kontroverse” që ngjalli reagime të shpresa në skenën politike kosovare, ajo për Demarkacionin me Malin e Zi, ka shumë gjasa të kthehet në rishikim. Përveç partive opozitare që kishin kundërshtuar menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, tani edhe koalicioni ka dyshime në përcaktimin e kufirit nga Komisioni Qeveritar.
Së fundmi, ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, partia më e madhe parlamentare që për 16 vjet u drejtuar nga tashmë presidenti Hashim Thaçi, që kundërshtoi marrëveshjen. Ai tha se me marrëveshjen e re kufiri i Kosovës hyn brenda 5 kilometra.
Sipas analistëve politikë kosovarë, nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje, ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, tani president i Kosovës, dhe kryeministri Isa Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë bazuar vetëm në numrat që kanë në Kuvend, por jo edhe në qëndrimet që do të mbajnë deputetët, përfshirë edhe ata nga partitë e tyre.
Analisti Halil Matoshi pret që marrëveshja për demarkacionin, si “një kauzë popullore që është krijuar”, të shkojë drejt Gjykatës së Arbitrazhit.
Jo vetëm te partitë politike, por edhe te opinioni i gjerë, ka nënvizuar Matoshi, është krijuar një dilemë e madhe se ka pasur parregullsi me këtë marrëveshje.
“Edhe Komisioni Shtetëror i Kosovës në fillim ka pasur dilema të mëdha rreth kufirit (kësaj marrëveshjeje), por çfarë ndodhi ndërkohë që u pajtua me këtë demarkacion, këtë mbase mund ta dinë vetëm Hashim Thaçi dhe njerëzit e Komisionit Shtetëror. Besoj që ky version i demarkimit nuk do të kalojë dhe se çështja duhet të rishikohet dhe eventualisht me pajtimin e palëve, çështja të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar”, ka thënë ai për REL.
Analisti Imer Mushkolaj thotë se koha është e shkurtër dhe se koalicioni duhet të veprojë shumë shpejt. Pozitive në këtë aspekt, vijon Mushkolaj, megjithatë është gatishmëria e shprehur e palës malaziase që të diskutohen dhe rishikohen lëshimet eventuale.
Andaj, ai beson se çështja mund të kalojë edhe pa arbitrazhin ndërkombëtar, nëse palët merren vesh.
“Konsideroj që çështja mund të zgjidhet ndërmjet Prishtinës dhe Podgoricës pa pasur nevojë që të shkojë në arbitrazhin ndërkombëtar. Këtu kam parasysh pikërisht vullnetin e palës malaziase, ku nuk e kemi situatën që Podgorica të insistojë që marrëveshja është nënshkruar dhe ndryshe nuk bën. Pikërisht ky fleksibilitet i Podgoricës më jep shpresë dhe besim se çështja mund të zgjidhet ndërmjet dy shteteve dhe nuk ka arsye që kjo të mos ndodhë”, ka theksuar Mushkolaj.
Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi është nënshkruar më 26 gusht të vitit të kaluar në Vjenë.
Marrëveshjen e kanë nënshkruar, për palën kosovare, ish-zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ndërsa për palën malazeze, zëvedëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiq, dhe ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviq.
Dëshmitarë të nënshkrimit ishin kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Malit të Zi, FillipVujanoviq, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











