Shqipëria
Marrëveshje mes Zvicrës dhe Shqipërisë për projektin mbi tregun e punës për të rinjtë
Zvicra dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshje, duke fomalizuar bashkëpunimi midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Ambasadës së Zvicrës për zbatimin e projektit për tregun e punës për të rinjtë, përcjell albinfo.ch.
Gjatë takimit, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj së bashku me Ambasadoren zvicerane Ruth Huber nënshkruan marrëveshjen për zbatimin e fazës së tretë të projektit RisiAlbania – për një treg pune funksional për rininë.
Po ashtu, ministrja Ibrahimaj theksoi se në fokus të politikave tona janë projektet dhe programet që synojnë të sjellin rritjen e punësimit, qoftë ato me financim të drejtpërdrejtë, qoftë ato që synojnë të nxisin proceset njohëse, veçanërisht të digjitalizimit.
“Politikat buxhetore që po ndërmarrim synojnë edhe nxitjen e sektorëve, si turizmi, bujqësia përmes zhvillimit të zinxhirit të vlerës në bimët medicinale, frutat dhe perimet, që i japin mundësi bizneseve të aksesojnë tregje me vlerë të lartë, të rrisin të ardhurat në vend dhe të krijojnë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë”, tha Ministrja.
“Është me rëndësi të madhe pajisja e të rejave dhe të rinjve me këshillimin e duhur për karrierën dhe me aftësi të cilat vlejnë në treg. Është po me kaq rëndësi edhe aftësimi i bizneseve për të ofruar punë më të mira dhe më të shumta. Ky është objektivi i projekt-marrëveshjes që nënshkruajmë sot”, tha Ambasadorja zvicerane Ruth Huber.
Vlen të theksohet se marrëveshja formalizon dhe lehtëson bashkëpunimin midis disa institucioneve dhe autoriteteve të Shqipërisë ku rolin qendror e ka Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për të përmirësuar këshillimin dhe mirëinformimin e të rinjve mbi karrierën, rritjen e aftësive që kërkon tregu, si dhe mbështetje që bizneset të mund të jenë më konkurrues dhe të qëndrueshëm. Projekti është në fazën e tretë dhe të fundit dhe granti nga qeveria e Zvicrës është 6.9 milion Euro, shkruan monitor.
Lidhur me këtë marrëveshje, projekti orientohet drejt inovacionit dhe punon në fushat e agrobiznesit, teknologjisë së informacionit dhe turizmit. Në dy fazat e mëparshme ka prezantuar praktika të reja dhe të vlefshme të cilat do synojë t’i shtrijë edhe më tej dhe të konsolidojë një mjedis më të favorshëm për punësimin e të rinjve.
Fokus të veçantë do të ketë në fushën e standardeve të cilësisë ku sektori privat do të mbështetet me përshtatjen ndaj standardeve ndërkombëtare dhe të BE-së.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












