Kosova
Martesat e hershme në Kosovë, konsiderohen dështim i shtetit dhe jo traditë e komuniteteve
Martesat e hershme te komunitetet rom, ashkali dhe egjiptianë në Kosovë, nuk konsiderohen problem i komuniteteve, por i shtetit, drejtësisë, problem i të drejtave të njeriut, që cenon të drejtat individuale të fëmijëve dhe të rinjve brenda komuniteteve tradicionale, duke favorizuar të drejtat kolektive.
Kjo martesë e hershme, u kufizon të miturve (djemve dhe vajzave) qasjen në të drejtat themelore, si arsimimi dhe zhvillimi i shëndetshëm sipas moshës së tyre.
Kështu u tha në tryezën e prezantimit të “Hulumtimit Kombëtar mbi martesat e hershme tek komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë”.
Drejtori ekzekutiv i organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, Isak Skenderi tha se institucionet hezitojnë që të ndërhyjnë në raste të komuniteteve, duke thënë se martesa e hershme është një dështim sistematik, shkruan KP.
“Për shumë kohë martesat e hershme është trajtuar si një praktikë kulturore. Ajo është një praktikë tradicionale e dëmshme dhe një shkelje e rëndë e panegociueshme e fëmijëve. Martesat e hershme nuk është një traditë e keqkuptuar por një dështim sistematik. Institucionet hezitojnë që të ndërhyjnë në raste të komuniteteve shpesh duke u fshehur pas varfërisë apo traditës. Mbrojtja e barabartë duhet të nënkuptojë veprim të barabartë pavarësisht etnisë, vendbanimit apo statusit ekonomik. Nuk është kultura, është diskriminimi kulturor dhe antigjiptizmi sistematik”, tha Skenderi.
Ndërsa, shefi i zyrës Terre des hommes në Kosovë, Pajtim Zeqiri shtoi se duhet të ketë një angazhim më të qartë nga të gjithë akterët institucionalë, transmeton albinfo.ch.
“Nuk ka justifikim kulturor për mosreagim të rasteve të martesave të hershme, duhet të trajtohen me prioritet të lartë sepse kemi shkelje të rëndë të të drejtave të fëmijëve. Duhet një angazhim më i lartë i të gjithë akterëve, qofshin ato institucionalë”, shtoi Zeqiri.
E Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, në zyrën e kryeministrit, Habit Hajredini tha se në platformën kombëtare për mbrojtjen e komuniteteve që ka formuar qeveria para tre vitesh, para dy jave janë raportuar mbi pesë raste të raportimit të martesave të hershme, duke përfshirë një rast në Mitrovicë që falë reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës është parandaluar.
“Qeveria ka krijuar një mekanizëm specifik ku është një nga aktivitetet e planit tonë që ne kemi specifikuar dhe kemi renditur. Kemi kërkuar që me pa se ku janë problemet duhet të kemi një analizë, raport që për neve të jetë një dritare kyçe. Gjithmonë duhet t’i shohim këto analiza në këtë frymë. Bëhen tre vite kur ne kemi lansuar platformën kombëtare për mbrojtjen nga diskriminimi ndaj komuniteteve rom, ashkali, egjiptian. Kemi mbi pesë raste të raportimit të martesave të hershme, para dy jave kemi pasur një rast që është raportuar nga Mitrovica dhe falë raportimit dhe të policisë në Mitrovicë kemi arritur me parandaluar rastin”, tha Hajredini.
Ky raport është realizuar me mbështetjen e një konsorciumi të përbërë nga tri organizata: Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve (VoRAE), Fondacioni Terre des hommes (Tdh) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER), në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, në kuadër të projektit: “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë” që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran mbështet verifikimin e të dhënave kriminale për lejet e qëndrimit për të huajt Senati i Zvicrës iu bashkua të mërkurën Dhomës së Përfaqësuesve në miratimin e një mocioni që... -
Zvicër: Gjykatën Administrative Federale kritikohet për procedurat e azilit -
Zvicër: Rriten rastet e dumping-ut të pagave në 2025, ndërsa puna e padeklaruar shënon rënie të lehtë -
Parlamenti zviceran miraton rritjen e TVSH-së për financimin e pensionit të 13-të të AVS -
Zbulohet rrjet trafiku ari mes Ticinos dhe Italisë, 230 kg ari të kontrabanduara në Zvicër













