Jeta në Zvicër
Masakër ndaj gomarëve, kërcënohet me dy vjet burgim
"Gjuetari ka kryer një masakër të vërtetë", ka pohuar Ariane Kabsch, avokatja e pronares së dëmtuar të firmës së gomarëve
Gjuetari zviceran, José R. (40), më 24 maj të këtij viti do të duhet të paraqitet para një gjykate franceze. Mbi të rëndon akuza për vrasjen e katër gomarëve dhe mund të dënohet me dy vjet burgim.
Ishte një konfuzion i supozuar që Fanfanit (19), Moustique (19), Mistralit (17) dhe Ulule (7) u kushtoi me jetë. Nga mesi i muajit shtator, portugezi me pasaportë zvicerane, José R. (40), mori pjesë në një gjueti drerësh në lokacionin francez Arith, rreth 65 kilometra në jug të Gjenevës. Gjatë gjuetisë, gjuetari ka shtënë mbi një grup gomarësh. Ai vrau dy gomarë, ndërsa dy të tjerë i plagosi aq rëndë sa që veterinari është dashur t`ua shkurtojë vuajtjet.
“Gjuetari ka kryer një masakër të vërtetë”, ka pohuar Ariane Kabsch, avokatja e pronares së dëmtuar të firmës së gomarëve. “Hetimet e autoriteteve franceze kanë dëshmuar se gjithçka ka qenë shumë më keq se sa ishte paramenduar”.
Së bashku me të vëllain, ai ishte ftuar në gjueti nga një shoqatë franceze, shkruan “Blick”, përcjell albinfo.ch. Ata iu bashkuan gjuetarëve francezë dhe filluan gjuetin e drerëve. Mirëpo, në vend të drerëve, gjuetari zviceran qëlloi në gomarë.
Firma në fjalë edhe sot e kësaj dite i vajton gomarët e vrarë. “Pronarja u përkujdes për kafshët dhe kishte marrëdhënie të shkëlqyeshme me ta. Tani ajo është shkatërruar tërësisht”, ka pohuar avokatja mbrojtëse, duke kërkuar kompensim në të holla.
Gjuetari kërcënohet me burgim deri në dy vjet, gjobë prej 30 mijë eurosh si dhe kompensim të lartë në të holla për keqtrajtim të rëndë dhe mizorisë ndaj kafshëve.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












