Kosova
Masat e reja mund të kthejnë orën policore e të shkurtojnë orarin e gastronomisë
Kosova, para marrjes së vendimit për masa të reja kufizuese
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka folur pas takimit që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me masat e reja anti-COVID, që pritet të merren nga Qeveria e Kosovës.
Ibrahimi theksoi se komunat kanë pasur tri kërkesa nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me menaxhimin e pandemisë.
“Kërkesë e AKK-së ishte të shtohen inspektimet në nivel komune dhe të ketë më shumë qendra për vaksinim, por kjo po varet edhe nga numri i vaksinave që ka Kosova në dispozicion. Po ashtu kërkuam që rekrutimi i stafit të ri të decentralizohet në nivel lokal”, theksoi Ibrahimi pas takimit me ministrin Vitia, shkruajnë mediat kosovare, transmeton Albinfo.ch.
Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia, pritet që masat e reja, të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator, të jenë këto:
Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator;
Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00;
Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30;
Të shtohet stafi shëndetësor dhe inspektorët për rreth 1 mijë.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Qindra sulme kibernetike ndaj infrastrukturës kritike në Zvicër Që nga prilli i vitit 2025, qeveria federale zvicerane ka marrë mbi 260 raporte për sulme... -
Parandalimi mbi gjithçka: Si po ndryshon panorama e kancerit në Zvicër -
‘Gazi i të qeshurës’ po përhapet te të rinjtë në Zvicër, autoritetet të shqetësuara -
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini














