Kosova

MASHT-i paralajmëron nisjen e mësimit tërëditor

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, megjithëse ka pranuar se ende ka mungesë të hapësirave, ka paralajmëruar se që nga viti i ardhshëm do të nisë mësimi tërëditor në ato shkolla që i plotësojnë kushtet, përcjell albinfo.ch

Së bashku me zyrtarë nga Departamenti i Infrastrukturës Shkollore kanë prezantuar gjendjen ekzistuese të hapësirave shkollore për tërë vendin.

“Kemi parë që ka mungesë të shkollave dhe se duhen 371 milionë, 142 objekte shkollore dhe 85 anekse për mësim tërëditor. Veç në Prishtinë nevojitën 44 milionë euro dhe 43 objekte shkollore, 23 anekse dhe 35 salla të edukatës fizike”, theksoi ai, duke shtuar se do të mundohen ta bëjnë sa më atraktive këtë formë të mësimnxënies që nxënësit të adaptohen me të.