Kosova
“Call Center”, arrestohen 6 kosovarë, pritet të ekstradohen në Gjermani
Sipas mediave gjermane, shteti i tyre pritet të kërkojë ekstradimin e të paktën 6 personave kosovarë, të cilët mashtruan me “call center”, transmeton albinfo.ch.
Kjo pasi në këtë objekt para 10 ditësh Policia e Kosovës, së bashku me atë të shtetit gjerman, morën aksion për të mbyllur një “Call center” që gjendej aty.
Aksioni u zhvillua në gjithsej 17 lokacione, ku nga ky aksion mbetën të arrestuar 18 persona, të cilët i përkasin moshës 22 deri në 45 vjeç. Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muajsh.
E nën arsyetimin se qytetarët të mashtruar nga këta ‘’Call Center’’ janë shtetas gjermanë, Prokuroria e Përgjithshme në Bamberg të Gjermanisë, për një përgjigjeje për T7 tha se kërkon ekstradimin e të paktën 6 personave.
Ndërkohë Prokuroria Gjermane tregoi edhe se çka sekuestruan gjatë këtij aksioni.
Ditë më parë Prokuroria Themelore në Kosova kanë bërë të ditur se janë sekuestruar edhe afro 1.7 milion euro.
Megjithatë, kërkesa që pritet të dërgohet nga Prokuroria Gjermane si legjitime po konsiderohet nga juristët.
Edhe pse thonë se Kosova dhe Gjermania nuk kanë marrëveshje ekstradimi.
E që ky ekstradim të ndodhë duhet që shteti gjerman t’i bëjë kërkesë zyrtare shtetit të Kosovës.
Juristi Anton Nrecaj, thotë se këta persona nëse shpallën fajtor mund të dënohen deri në 10 vjet.
Lidhur me këtë temë T7 ka kërkuar përgjigje edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës , megjithatë nuk ka marrë përgjigje.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA Për shkak të luftës në Iran, qeveria zvicerane nuk autorizon më asnjë eksport të ri armësh... -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten -
Disa pishina zvicerane mund të ndalojnë hyrjen e jo-rezidentëve













