Kosova
Mashtruan me viza, arrestohen tre persona
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë marrë mijëra euro, duke i mashtruar viktimat se do t’ua rregullojnë vizat e punës për vende të Bashkimit Evropian.
Tre të arrestuarit dyshohet të jenë implikuar në veprën e mashtrimit, duke marrë nga viktimat shuma të ndryshme parash (mijëra euro), duke u premtuar viktimave se do t’ua rregullojnë vizat e punës për vende të Bashkimit Evropian.
Në një njoftim të PK-së thuhet se të arrestuarit janë shtetas të Republikës së Kosovës.
“Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, është ngritur dyshimi i arsyeshëm se ky mashtrim ka ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga ta arrin mbi 8 qytetarë të ndryshëm, të cilët nuk kanë raportuar se janë mashtruar nga po njëjtit persona”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, personat e dyshuar janë dërguar në qendrën rajonale të paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në gjykatë.
Policia ka ftuar të gjithë ata që janë viktima nga këto mashtrime të paraqiten në stacionin më të afërt policor për denoncim.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












