Bota
May mban fjalimin e fundit
Theresa May ka dhënë fjalimin e saj të fundit si kryeministre e Britanisë, pasi në këtë pozitë një ditë më parë është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Konservatore, Boris Johnson.
Ajo ka uruar kryeministrin dhe qeverinë e re, duke thënë se “suksesi i tyre do të jetë edhe sukses i shtetit tonë”.
Më herët gjatë ditës ajo u është përgjigjur për herë të fundit pyetjeve të ligjvënësve britanikë.
Ajo tani është nisur drejt Pallatit Buckingham për të dhënë dorëheqje edhe formalisht para Mbretëreshës Elizabetë.
Theresa May ka njoftuar se më 7 qershor se do të largohet nga pozita e lideres së Partisë Konservatore në Britani, duke i hapur rrugën procesit të zgjedhjes së kryeministrit të ri.
May është përballur me presion të madh nga partia e saj për t’u larguar nga pozita që ka, pasi plani i saj për largim të Britanisë nga Bashkimi Evropian ka dështuar të miratohet në Parlamentin britanik.
Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau












