Shqipëria
Mbërrin avioni i tretë me 59 afganë në Shqipëri
Rreth orës 01:15 ka mbërritur në Rinas edhe avioni i tretë me qytetarë afganë. Top Channel ka raportuar se me avionin e tretë kanë ardhur 59 refugjatë, përcjell Albinfo.ch.
Për të pritur afganët që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, ishin kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme,0 Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Edhe ky grup afganësh zbritën në aeroportin e Rinasit nga një avion civil.
Deri më tani në Shqipëri kanë arritur 275 qytetarë afganë në total. Dje në orën 03:20 me avionin e parë zbritën në tokën shqiptare 121 afganë, ndërsa rreth orës 23:30 zbriti avioni i dytë me 95 afganë dhe sot rreth orës 01:15 zbriti avioni i tretë me 59 qytetarë afganë. Sipas raportimeve të bëra deri tani, 13 prej afganëve të mbërritur janë foshnja.
Pas mbërritjes së afganëve reagoi edhe kryeministri Edi Rama.
Ai në një postim në Facebook shkruan se deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre.
Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4000 afganë, të cilët do të qëndrojnë në vendin tonë deri në momentin që të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm për të lëvizur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime Një skandal i ri po trondit ushtrinë zvicerane, kësaj radhe lidhur me armët e dorës. Pistoletat... -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë














