Lajme
Mbërritën në Zvicër dozat e vonuara të vaksinës “Moderna”
Sipas BAG, kanë ardhur 280,800 doza që ishin raportuar si ende të paardhura të premten e kaluar
Dozat e vonuara të vaksinës nga prodhuesi “Moderna” kanë mbërritur në Zvicër dje, të mërkurën. Sipas BAG, kanë ardhur 280,800 doza që ishin raportuar si ende të paardhura të premten e kaluar.
BAG e ka konfirmuar këtë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Qeveria federale dhe Zyra Federale e Shëndetit Publik janë kritikuar ashpër për menaxhimin jo të duhur të vaksinimit, transmeton albinfo.ch. Ndërsa, drejtoresha e BAG Anne Lévy u është kundërvënë kritikave, veçanërisht atyre të ardhura nga kantoni i Bernës.
Ajo i ka rezistuar argumentit që logjistika e vaksinimit do të ishte më mirë të lihej në duar private.
Pikërisht një kompani private është përgjegjëse për këtë problem të dërgesave, ka thënë ajo të shtunën pasdite në Radio SRF. Pra, problemi qëndron te prodhuesi.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën












