Lajme
Mbeten në arrest aktivistët e Vetëvendosjes
Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti e Adea Batusha, janë aktivistët të Vetëvendosjes të cilët do të mbetën në arrest shtëpiak edhe për dy muaj. Ata dyshohen për terrorizëm
Katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që dyshohen për hedhje të granatës në Kuvendin e Kosovës, do të mbeten në arrest shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë. Kështu ka marrë vendim sot Gjykata Themelore në Prishtinë, sipas të cilës, masa e ndalimit vazhdon deri në zhvillimin e hetimeve përfundimtare.
Këtë njoftim të gjykatës e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i cili ka konsideruar se “LVV po sulmohet vetëm se është alternativa e vetme për ndaljen e “kriminelëve”.
Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti e Adea Batusha, janë aktivistët të cilët do ta vuajnë këtë masë të caktuar nga gjykata.
“Sapo e pranova vendimin për vazhdim të arrestit shtëpiak edhe 2 muaj. Sa më shumë prova që po dalin për pafajësinë tonë, aq më shumë po zgjatet procesi dhe aq më shumë po konfirmohet shndërrimi i sistemit të drejtësisë në sistem të kriminalizuar që i shërben “Pronto”-s. Jo edhe 2 muaj, por edhe 20 le t’i vazhdojnë. Të mbahesh nën arrest nga kriminelët, nënkupton që ua ke zënë rrugën atyre”, thotë ai.
Ndryshe, në këtë grup ishte edhe i ndjeri Astrit Dehari, i cili u gjet i vdekur më 5 nëntor 2016, në qelinë e tij në Burgun e Prizrenit. Vdekja e tij e cilësuar si vetëvrasje nga prokuroria, vazhdon të mbetet mister nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga shoqëria civile. Edhe Dehari akuzohej për hedhje të mortajës së dorës në Kuvendin e Kosovës në gusht të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












