Kosova
Mbi 10 mijë qytetarë serbë u pajisën me pasaporta të Kosovës
Mbi 10 mijë qytetarë serbë janë pajisur me pasaporta të Kosovës që nga 1 janari i këtij viti.
Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), Blerim Camaj, beson se shkaku kryesor për rritjen e “interesimit” është liberalizimi i vizave për Kosovën.
Sipas Camajt, nga 1 janari 2024 më shumë se 10 mijë qytetarë serbë kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaporta të Republikës së Kosovës.
“Qytetarët serbë duhet ta kuptojnë se ata që jetojnë brenda territorit të Republikës së Kosovës duhet të pajisen me dokumente, duke filluar nga letërnjoftimi, pasaporta e kështu më radhë. Në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës që janë me shumicë serbe janë dikund 105 mijë qytetarë serbë që kanë letërnjoftim të Republikës së Kosovës. Vlen të theksohet se nga liberalizimi i vizave, nga 1 janari deri më tani, 10 428 qytetarë serbë kanë marrë pasaportë të Republikës së Kosovës. Kështu që pas liberalizimit të vizave është shfaqur edhe interesimi i qytetarëve serbë për t’u pajisur me pasaportë”, ka thënë Camaj.
Ndërsa, Camaj ka theksuar se nuk kanë mungesë të materialeve dhe veçse kanë hapur konkurs për plotësimin e stafit.
Camaj ka thënë se nga janari e deri në gjysmë të gushtit në total mbi 318 mijë qytetarë kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me pasaporta.
“Tani nuk kemi probleme, kemi material të mjaftueshëm për të gjitha dokumentet dhe qëndrojmë shumë mirë dhe procedurat jemi brenda afateve ligjore, përkundër kërkesave që kanë qenë në rritje gjatë kohës sa ishte diaspora. Nga 1 janari deri më sot, janë mbi 318 mijë qytetarë që kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me pasaportë. Është e vërtetë që kemi pasur mungesë të stafit për shkak të daljes në pension apo çështjeve të ndryshme, tani jemi në procedura të rekrutimit, i kemi shpallur disa konkurse nëpër komuna që janë më me prioritet dhe jemi në vazhdimësi, duke bërë kërkesë sa i përket shpalljes së konkurseve dhe t’i plotësojmë vendet e tjera me zyrtarë”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












