Lajme
Mbi 2.000 kundërshtarë të masave të Koronës protestojnë në Bernë
Policia ka qëndruar në gjendje gatishmërie por nuk ka ndërhyrë. Nga ana tjetër, autonomistët e majtë ishin mobilizuar të shtunën për një kundër-miting
Më shumë se 2,000 kundërshtarë të masave qeveritare kundër koronës janë mbledhur në Bernë të shtunën pasdite për një tubim të paautorizuar.
Policia ka qëndruar në gjendje gatishmërie me një kontingjent përkatës, por nuk ka ndërhyrë, transmeton albinfo.ch.
Pas orës 14:00, pjesëmarrësit në tubim kanë marshuar nga sheshi i stacionit hekurudhor me thirrjet “Liberté” dhe me flamuj zviceranë.
Tubimi është drejtuar nga një grup personash, disa prej të cilëve ishin të maskuar me të zeza. Nga pjesëmarrësit janë mbajtur pankarta të grupit Massvoll. Në mesin e marshuesve ka qenë edhe kryetari i këtij grupi, Nicolas Rimoldi.
Marshimi është zhvendosur pastaj në qendër të qytetit, në Bundesplatz. Pjesëmarrësit e tubimit kanë qëndruar aty për rreth gjysmë ore. Sipas një agjencisë së lajmeve Keystone-SDA, më shumë se 2,000 njerëz janë mbledhur në Bundesplatz.
Policia ka qëndruar gati përpara godinës Federale me topa uji, por nuk ka ndërhyrë. Pati raportime edhe për kërcënime në periferi të tubimit ndaj personave që mbanin maska mbrojtëse.
Trafiku i tramvajit në qendër të qytetit është penguar nga tubimi. Rreth orës 16:00, radhët e tubimit kishin filluar të rrallohen.
Ndërkohë, autonomistët e majtë ishin mobilizuar të shtunën për një kundër-miting. Rreth njëqind njerëz kanë kaluar nëpër qytet dhe janë vendosur përgjatë kolonës së tubimit kryesor, përcjell albinfo.ch. Pjesëmarrësit, kryesisht të veshur me të zeza dhe të maskuar kanë brohoritur parulla antifashiste.
Policia ishte e pranishme por nuk u desh të ndërhynte ndjeshëm për të mbajtur të ndara dy tubimet. Asnjëri nga tubimet nuk ishte i lejuar.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















