Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Mbi një orë pritje për të dalë nga Kosova Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës kryesisht po zhvillohet normalisht, me pritje të shkurtra prej 3... -
Mbi 2 orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova doktoron në SHBA me studim mbi krimet e luftës -
Gjermani
Shkolla Shqipe në Bavari përfaqëson shqipen mes shumë shkollave në Mynih -
Austri
Diellëza Turkaj, një shembull përkushtimi në drejtimin e SHKA “17 Shkurti”
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva zgjat masat emergjente për shkak të të ftohtit ekstrem, ndihmë për të pastrehët Plani për mot të ftohtë është aktivizuar në Gjenevë që nga dita e djeshme. Përballë rënies... -
Lucern: Policia u sulmua me fishekzjarre në natën e Vitit të Ri, kërkohen masa më të ashpra -
Zvicra mbështetet te kompanitë private për stacionet e karikimit të kamionëve elektrikë -
Si ndikon tragjedia e Natës së Vitit të Ri në turizmin zviceran? -
Një sallë koncertesh në Aargau u mbyll në vitin 2025 për arsye sigurie, sot kjo konsiderohet fat i madh












