Lajme

Mbi 2 orë pritje në dalje të pikave kufitare të Kosovës

Mërgimtarët përfundojnë pushimet në Kosovë, nisen drejt shteteve evropiane

Pritje të gjata ka pasur mbrëmë në kufirin e Merdarit dhe Dheut të Bardhë për të lëshuar vendin. Pritjet dhe kolonat ishin mbi 1 orë.

Albinfo.ch raporton se pritja në mëngjesin e sotëm është edhe më e gjatë, në dalje të pikës Merdar është 120 minuta dhe në pikën Dheu i Bardhë, pritja është mbi 2 orë (130 minuta.

Qytetarët që po kalonin kufirin për të dalë nga Kosova janë përballur me kolona të gjata.

Sipas Qendrës për menaxhimin e pikave kufitare, pritjet më të mëdha janë në këto dy pika, ndërsa pikat tjera nuk ka pritje. /Albinfo.ch