Lajme
Mbi 20,000 njerëz, nga 52 vende, kanë dalë tashmë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë
Vullnetarët nga Zvicra që duan të luftojnë në Ukrainë
Mbi 20,000 njerëz nga 52 vende kanë dalë tashmë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë, ku do të shërbejnë në një legjion ndërkombëtar të krijuar rishtazi, sipas ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, njofton albinfo.ch.
Radioja publike zvicerane RTSE raporton mbi fenomenin dhe interviston Caleb*, një burrë franko-zviceran, i cili është i interesuar të bashkohet me legjionin e huaj në Ukrainë për të mbrojtur paqen dhe demokracinë.
Caleb e kupton se nëse largohet për në Ukrainë, rrezikon të shkelë ligjin. Sipas ligjit zviceran, kushdo që largohet për të luftuar në një vend të huaj ose për t’u bashkuar me një ushtri të huaj mund të burgoset deri në tre vjet ose të gjobitet.
Siç ka konfirmuar për “20 Minuten” një person i afërt me ambasadën e Ukrainës në Zvicër, dy persona tashmë kanë dalë vullnetarë për të shkuar në luftë për Ukrainën. Aktualisht ambasada po shqyrton hyrjen e tyre në shërbimin ushtarak. Mbetet e paqartë nëse ata janë shtetas zviceranë.
Kujtojmë se gjatë historisë nuk ishte gjithmonë kështu. Zviceranët kanë pasur një histori të gjatë luftimesh jashtë shtetit për ushtri të tjera. Shumë burra zviceranë fituan para si ushtarë të huaj deri në shekullin e 19-të. Lulëzimi i tyre ishte midis shekujve 15-18.
Deri në themelimin e shtetit federal zviceran, mercenarët zviceranë u frenuan. Qytetarët zviceranë, megjithatë, vazhduan të shërbenin në shërbimet ushtarake të huaja, për shembull, në Legjionin e Huaj Francez ose si brigadistë spanjollë.
Ushtarët zviceranë janë ende aktivë jashtë vendit në Gardën zvicerane në Romë, duke mbrojtur Papën. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












