Lajme
Mbi 30 mijë franga janë mbledhur brenda disa ditëve nga diaspora e Zvicrës lindore
Iniciativa e tri klubeve shqiptare për t'i mobilizuar të gjithë shqiptarët e Zvicrës lindore në përkrahje të viktimave të tërmetit në Shqipëri ka marrë mbështetje të gjerë brenda komuniteti shqiptar dhe nacionaliteteve të tjera
Mobilizim i gjerë e shoqatave shqiptare të Zvicrës lindore në përkrahje të viktimave të tërmetit në Shqipëri.
Kështu në një mbledhje që kanë mbajtur sot, me iniciativë të disa veprimtarëve dhe shoqatave të tjera në St. Gallen, FC Besa, KF Dardania dhe Plisat, kanë prezantuar aksionin e tyre humanitar. Sipas përfaqësuesve të klubeve që kanë ndërmarrë këtë iniciativë të përbashkët, deri më tani janë mbledhur mbi 30 mijë franga zvicerane. Ata deklarojnë se aksioni do të vazhdojë deri në fund të javës tjetër, ku do të bëhet bilanci i ri i të hyrave. Pastaj do të vendoset bashkërisht me shoqatat e tjera për hapat e mëtutjeshëm.
Iniciativës së presidentit të FC Besës, për unifikim të diasporës shqiptare dhe shoqatave shqiptare të Zvicrës lindore, duke afruar fillimisht KF Dardaninë dhe Plisat, tani iu kanë bashkuar edhe shoqata “Mëmëdheu” St. Gallen, LAPSH “Naim Frashëri” St. Gallen, klubi i karates “Dardania” Herisau AR dhe xhamia “Paradise” St. Gallen.
Përfaqësuesit e tri klubeve garantuan para të pranishmëve se të gjitha hollat që dërgohen atje, do të shkojnë në shumën e plotë të derdhur në fondin humanitar pa prekur asnjë cent nga fondi i mbledhur.
“Ne nuk do të prekim asnjë cent nga donacionet, të gjitha do t’i dërgojmë në formën si kanë hyrë në xhirollogarinë tonë të përbashkët humanitare që ekziston në klubin Plisat”, u deklaruan Krasniqi, Dautaj dhe Jonuzi.
Poeti Isuf Sherifi tha se e mbështet plotësisht aktivitetin e tri klubeve të sipërpërmendura dhe e vlerëson si një punë shumë të mirë që po bëhet.
“Ajo që na inkujaron është vendimi i Qeverisë për t’u siguruar strehë deri më 15 dhjetor atyre që kanë mbetur pa strehë dhe atyre që kanë humbur më të dashurit t’u sigurohet një pension”.
Përshëndesim çdo ndihmë që është dhënë në përkrahje të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri dhe ftojmë të gjithë të tjerët t’i bashkangjiten këtij aksioni.
Të gjitha shoqatat janë dakorduar që më 08 dhjetor 2019 secila shoqatë të dërgojë dy përfaqësues në takimin e radhës që do të mbahet në restorantin “Adler” në St. Georgenstrasse 84, 9011 St. Gallen, prej orës 10.30.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











