Shqipëria
Mbi 30 % të votave të numëruara, rezultatet deri më tani
Deri më tani janë numëruar 31.07% e kutive të votimit
Deri në orën 9:00 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë Shqipërinë kanë numëruar 1624 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë vendin.
Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
Kështu, socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.
Nga ana tjetër, koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 51 mandate, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë që Partia Mundësia ka 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë gjithashtu 1 mandat.
Deri më tani janë numëruar 31.07% e kutive të votimit.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten Turizmi ka vazhduar kursin e tij të rritjes në vitin 2025. Si shpenzimet e popullsisë zvicerane... -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit -
Alarmi i valës së të nxehtit rritet në nivelin më të lartë në disa pjesë të Zvicrës












